Greqi, sot në grevë të përgjithshme
Athinë - Siç kanë njoftuar Sindikatat e Përgjithshme të Vendit ( GSEE) dhe ato të shërbimeve publike, ADEDY, gjatë ditës së sotme në të gjithë Greqinë do të zhvillohet grevë e përgjithshme duke paralizuar edhe njëherë gjithë vendin. Në metropolin 5 milionësh të Athinës, greva do të përqendrohet në tre sheshet kryesore të saj. Në orën 11.00, një pjesë e demonstruesve do të grumbullohen në sheshin Pedios Arieos dhe më pas do të drejtohen për në Parlament. Një tjetër grumbullim demonstruesish do të bëhet në orën 10 sheshin “Omonia” nga punonjësit me pikëpamje të majta PAME.
Gjithashtu greva të ngjashme do të zhvillohen edhe në qytetin e Selanikut. Grevistët në shërbimet publike si, mësues, dhe profesorë, dhe punonjësit në kërkojnë kushte dhe paga më të mira dhe një punë të sigurt. Në grevë janë përfshirë edhe mjetet e komunikacionit, si trenat, metrotë, autobusët. Gjithashtu në greva janë përfshirë edhe punonjësit e bankave. Në shërbimin e linjës ajrore do te ketë një pushim prej 4 orësh nga ora 12- 16.00.
Vitin e kaluar në këtë vend u zhvilluan mbi 1000 greva, ose 3 greva në ditë, duke dëmtuar në maksimum biznesin vendas. Greqia për nga grevat dhe protestat renditet në vendet e para. Një pikëpyetje mbetet për komunitetin shqiptar, që në të tilla raste nuk ka pasur dëshirë të mbështesë grevat dhe protestat përkrah vendasve.
Shpetim Zinxhira nga Athina