E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sot në mesditë zbulohet emri i kryeministrit

ATHINE-Këtë mesditë pritet të shpallet më në fund emri i kryeministrit të ri të Greqisë. 

Thuhet se nga një takim që përfundoi mbrëmë pas mesnate, është vendosur përfundimisht emri i kryeministrit të ri.

Sipas informacionve të besueshme, në mesditë z. Papandreu do të paraqesë te presidenti dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij.

Atëherë Presidenti do të thërrasë një takim të liderëve politikë dhe do të njoftojë përbërjen e qeverisë së re. 

Sipas njoftimeve të medias, që mbështeten në burime nga PASOK dhe Demokracia e re, nuk ka qenë në lojë vetëm emri i Lukas Papadimos.

"Partitë kanë marrë parasysh opsionet e tjera, dhe sipas medias greke, janë dëgjuar emrat e Vasilis Kuris, Filip Petsalnikos (kryetar i parlamentit grek) dhe Apostolos Kaklamanis (ish kryetari parlamentit, deputet i PASOK), të cilët e kanë mohuar mundësinë. 

Thuhet se dje Papandreu ka patur kontakte telefonike me ish kryetarin e Parlamentit dhe atë aktual Petsalnikos, megjithate Lukas Papademos mbetet favorit i fortë për kryeministër. 

Në klasifikim është shtuar në orët e mëngjesit dhe emri i Evangelos Venizelos.

Në mjedisin e kryeministrit Jorgos Papandreu pohojnë se "nuk ka asnjë problem", duke lënë përshtypjen se është mbyllur emërimi i z. Papademos dhe nga mjedisi i Antonis Samaras argumentojnë se "nuk ka ndonjë kundërshtim" për të. 

Në këto kushte është mjaft e vështirë për të kuptuar se çfarë i pengoi palët të njoftonin që mbrëmë emrin e Kryeministrit e ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›