Maqedoni, agjencitë qeveritare nuk aplikojnë shqipen
SHKUP- Një pjesë e madhe e agjencive dhe drejtorive qeveritare nuk aplikojnë gjuhën shqipe në faqet e tyre të internetit.
Nëpërmjet një vëzhgimi agjencia e lajmeve INA, bën me dije se kjo dukuri është e pranishme sidomos institucionet që drejtohen nga kuadro partiak të VMRO-DPMNE dhe partive të tjera maqedonase të këtij koalicioni.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha kohë më parë deklaroi se një grup pune do të hartojë një urdhëresë apo vendim qeverie, i cili do të obligonte të gjitha institucionet përfshirë edhe ministritë për të respektuar dhe përdorur gjuhën shqipe në këto faqe informative.
Sipas mediave vendase disa nga agjencitë që nuk kanë versionin në shqip janë: Agjencia për Komunikime Elektronike, Agjencia për Emigracion, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave personale, Agjencia për Investime të Huaja, Agjencia për Postat, por edhe një nga faqet e rëndësishme informative për shërbimet qeveritare si: uslugi.gov.mk, etj. Ndërkohë, edhe një pjesë e madhe e ministrive akoma nuk aplikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në faqet e tyre të internetit.
(el.me/BalkanWeb)