E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i librit në Maqedoni, "ndalohet" libri shqip

TETOVË- Ashtu si edhe vitet e tjera, librat e shtëpive botuese nga Shqipëria, që duhej të jenë pjesëmarrëse në Panairin e Librit Shqip në Tetovë, janë bllokuar në kufirin e Maqedonisë, në vendkalimin e Qafë Thanës, nga autoritetet kufitare të Maqedonisë, raporton agjecia e lajmeve INA.

Botuesit janë ndaluar në kufi dhe mbahen prej disa orësh të bllokuar pa ndonjë arsye të veçantë. Panairi i librit "Tetova 2011" organizohet për të dhjetën herë në Tetovë dhe tanimë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë edhe interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në këtë panair katërditor pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›