E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sot shpallet data e zgjedhjeve

Sot pritet të shpallet data e zgjedhjeve në Greqi. Mediat greke theksojnë se sot në orën 17:00 do të ketë një takim mes presidentit të vendit Karolos Papoulias dhe kryeministrit Lukas Papadimos, ku pritet që ky i fundit të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve.
 

Më herët, në ora 15,00 Papadimos do të drejtojë mbledhjen e këshillit të ministrave. Mediat theksojnë se sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet do të zhvillohen më 6 maj 2012.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›