E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kolaps”, arrestohet ish-kreu i komisionit për patentat në Vlorë

Policia e Vlorës në vijimësi të operacionit të koduar "Kolaps" ka arrestuar sot ish-kryetarin e komisionit për pajisjen e patenta pranë DRSHT rrugore të qytetit bregdetar.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 57-vjeçari Myrteza Poshi i cili aktualisht punonte si komisioner në DRSHT rrugore në Tiranë i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
 

Policia e Vlorës ditën e hënë arrestoi shtatë zyrtarë të cilët akuzohen për për korrupsion me qëllim dhënien e patentave për drejtimin e automjeteve si dhe nisi procedim penal edhe për 19 mjekë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›