E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, studentët “pushtojnë” studion e TV NET

ATHINE-Rreth 40 studentë grekë kanë hyrë në studio e televizionit shtetëror NET dhe kanë ndërprerë transmetimin e edicionit qëndror të lajmeve të orës 21 00.
Ata kanë kërkuar nga drejtuesit e redaksisë së lajmeve që t’iu jepet e drejta të shprehin drejtpërsëdrejti në televizion disa nga kërkesat e
tyre. Thuhet se iu është premtuar që kërkesat e tyre do të regjistrohen e më pas do të transmetohen në edicionin e lajmeve.
Nuk dihet ende se si kanë hyrë 40 vetë të paautorizuar në mjediset e televizionit, duke thyer masat e sigurisë të Ndërtesës së Radiotelevizionit shtetëror.

Ndërkohë pasdite pati incidente edhe në sheshin “Sintagma në Athinë, ku protestuesit u atakuan me policinë dhe për pasojë një prej tyre u lëndua.
Protestat dhe reagimet e të gjitha kategorive shoqërore vazhdojnë në Greqi, në shenjë kundërshtimi për masat ekonomike që mori qeveria.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›