E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, djali i Papandreut, në protesta, i papunë

ATHINE-Ka studiuar për sociologji, është i papunë, dhe është një nga mijëra protestuesit që kërkon një të ardhme më të mirë. Personazhi në fjalë, (djali në foto), është Andrea Papandreu, i biri i kryeministrit Jorgos Papandreu. Gazeta “To Vima” shkruan se 29 vjecari është i papunë dhe shpeshhere merr pjesë edhe në protestat e “qytetarëve të indinjuar”.
Andrea është djali nga martesa e parë e kryeministrit grek me ish bashkëshorten e tij me origjinë qipriote, Eva Zisimidou.
Nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të angazhohet edhe ai me politikë, megjithëse shprehet se nuk dëshiron të ketë një rol institucional dhe të ngatërrojë mendimet e tij me institucionet.

Për pozicionin e të atit në këtë situatë, ai thotë se ai po bën sa është e mundur: “Nuk e shikoni? Tim ati iu zbardhën flokët brenda tre muajve”, thotë Andrea. Për sa i përket gjendjes fizike të të atit, i biri thotë se “e mban veten në formë për të qenë i gatshëm për betejat e përditshme”.
Andrea tregon se është një protestues i rregullt prej kohës që ishte student dhe se është ndodhur shpesh edhe në mes të të “Ιndinjuarve”.
Sociologu 29 vjeçar, që shërbeu si parashutist në ushtri, thotë se nuk mund të gjejë punë, pasi kompanitë nuk disponojnë para për ta ofruar atë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›