E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreu i KQZ, Kume: Reforma Zgjedhore, ja propozimet me Qarqe

TIRANE-Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume u propozon disa alternativa për hartimin e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse ku këtë herë të mos penalizohen partitë e vogla dhe t’i jepet fund praktikës së votave të shkuara dëm.
Një alternativë sipas ekspertit për cështjet zgjedhore është dhe reduktimi i qarqeve nga 12 në 6, por edhe në 4 opsion ky i artikuluar dhe pak ditë më parë në tryezën që zhvilluan partitë e opozitës.

“Propozim me pak njësi zgjedhore, jo me 12 po me 6 me 4, si mund të bëhet kjo? Kjo mund të bëhet ose pa u marrë fare me Reformën Zgjedhore, por të trajtohej problemi në ndarjen administrative të Shqipërisë, dmth ndarja administrative e Shqipërisë të mos ishte në 12 qarqe, por në 6 në 4 qarqe. Po të kesh 6 ose 4 qarqe ti njëkohësisht zgjidh edhe problemin për sistemin. Sepse në Kushtetutë nuk e ndryshon atë që thotë se ndarja në njësi zgjedhore të bëhet siüpas ndarjes administrative, ndarja administrative i referohej qarkut dhe ata janë 4 ose 6 dhe ja u zgjidh problemi, në një farë mënyre".

Por, Kume jep dhe një alternativë tjetër e cila ndryshe nga e para nuk kërkon ndryshimin e Kushtetutës, por mbështetet tek i njëjti sistem që kemi aktual, ai proporcional rajonal. Nga 12 qarqe që janë, të shtohet dhe një i 13-të që të quhet njësi administrimi më vete. Dhe që ky qark të shërbeje si qark për marrjen e votave si partitë e vogla dhe ato të mëdha që nuk kanë fituar numrin e nevojshëm për t’u përfaqësuar në Kuvend.
“Nqs nuk do të hysh fare në Kushtetutë, këtë që ke, bëje zgjedhjen me 12 qarqe dhe shtoje një njësi me vete, atë që quajmë një qark të 13 –të, që e quajmë njësi adminsitrative më vete, ka kuptim dhe kjo. Në një njësi adminsitrative të përfshihet gjtihë Republika dhe në gjithë Republikën ke një listë dhe këtë po e quajmë listë kombëtare korrektuese, dhe nga kjo listë marrin të gjithë ata që s’kanë marrë nga rajonet”.

Por, me nisjen e punës për Reformën Zgjedhore partite politike duhet të shohin edhe Kodin Zgjedhor duke u bazuar në 27 rekomandimet e dala nga OSBE-ODIHR në 2 proceset zgjedhore të fundit në vend. Pika e nxehtë që ka shkaktuar jo pak polemika mbetet cëshzta e kompozimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›