E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet autike presidentja e fondacionit Femijet shqiptare ne Nju Jork

Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonja Liri Berisha kaqenë e ftuar nderi për të katërtin vit rradhazi në takimin për autizmin në Nju Jork. Në fjalimin e saj në aktivitetin ku ishin të pranishme shumë zonja të para nga mbarë bota dhe organizuar nga Autism Speaks, zonja Berisha ka theksuar se lufta ndaj këtij shqetësimi nga angazhimin më të madh nga autoritetet shqiptare.

“Autizmi përbën një ndër cështjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Fondacioni I fëmijëve shqiptarë që kam kënaqësinë të drejtoj, është bërë sot një katalizator I fuqishëm I ndryshimit të qëndrimit të familjeve dhe shoqërisë sonë ndaj crregullimit autik. Fondacioni është promovues i vërtetë I ngritjes së fondeve për trajtimin e fëmijëve autikë, asistencën e familjeve të tyre dhe trajnimin e profesionistëve të vërtetë”- tha zonja Berisha.

Nisma më ambicioze e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” është krijimi I një qendre kërkimore e trajtuese e cila do të ofrojë paketë shërbimesh dhe aktivitetesh shëndetësore, edukuese dhe sociale për fëmijët autikë dhe familjet e tyre. Ndërtesa e re ka 16 ambiente klinike për vlerësim dhe trajtim me pajisjet e nevojshme ku më shumë se 150 fëmijë me crregullime të spektrit autik dhe familjet përkatëse do të marrin shërbime në shtëpi e qendër.

Zonja Berisha u takua me përfaqësues të lartë të qendrës më të madhe të Autizmit në Katar. Gjatë takimit u diskutua për një nismë të re ku do të përfitojë edhe Shqipëria si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork zonja Berisha pati takime me personalitete të ndryshme botërore mes të cilave dhe zonjën Mishel Obama si dhe mori pjesë ne sesionin e mbylljes së iniciativës globale Klinton ku ishte e pranishme dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›