E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e Singaporit, fiton Vetel me Red Bull

SINGAPOR-Vetel fiton garën e Singaporit në Formula 1. Është mbyllur sot gara e madhe për cmimin e madh të Singaporit ku Vetel i Red Bull fitoi cmimin e parë, në vend të dytë renditet Buton i McLaren dhe në vend të tretë Weber me Red Bull.

Piloti gjerman Sebastian Vettel pasi ka siguruar fitoren sot ne garen për Çmimin e Madh të Singaporit, tani i mungon vetëm një pikë për t’u shpallur kampion. 

Piloti i Red Bull garën e të dielës e filloi nga vendi i parë dhe shumë shpejt arriti që të krijojë diferencë prej disa sekondash nga plitotet shume prane tij.
Jenson Button (McLaren) u rendit i dyti, Mark Webber (Red Bull) ishte i treti, ndërsa Fernando Alonso (Ferrari) zuri vetëm vendin e katërt.

Vettel shpreson që pas dy javës në Japoni të shpallet edhe matematikisht kampion bote në Formula 1.

(d.b/BalaknWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›