E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Janë anketuar 21% e banesave. Procesi normal

TIRANE-INSTAT ka vlerësuar sot se procesi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave po vijon normalisht sipas parashikimeve. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e INSTAT njoftoi se deri tani është bërë anketimi i 21% të banesave, ndersa falenderohen qytetarët për bashkëpunimin qe kane ofruar ne kete proces. Sipas saj, rastet me probleme ne kete proces jane raste te izoluara.
“Ky proces po ecën mirë dhe jemi optimistë. Gjatë procesit mund të dalin edhe probleme por ato kanë qenë raste të izoluara dhe kemi marrë masat për një proces të drejtë”, u shpreh zëdhënësja e INSTAT.

Sipas INSTAT ky normalitet në proces vjen dhe në sajë të masave që ishin marrë për garantimin e një procesi të drejtë.
INSTAT vuri në dukje dhe njëherë se censusi është vetëm përmatje statistikore.
"Censusi është matje statistikore që nuk ka të bëjë me regjistrin civil, pronat e banesat. Ato numërohen në gjithë territorin e Shqipërisë dhe do përdoren vetëm për qëllime statistikore".

Regjistrimi i popullsise dhe banesave nisi ne daten 1 Tetor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›