Vonesat e prokurorisë, lirohet Gazmend Sallaku
Lirohet nga qelia, Gazmend Sallaku, ish-drejtori i Qendrës Sportive "Qemal Stafa", i akuzuar për korrupsion. Vendimi për lirimin e tij është marrë nga gjykata e Apelit të Tiranës, e cila ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg me afat 30-ditor, në detyrim paraqitje. Sipas burimeve nga gjykata bëhet e ditur se lirimi i Sallakut erdhi si pasojë e moskryerjes së detyrave që gjykata e Shkallës së Parë i kishte caktuar prokurorisë. Ish-drejtori i "Qemal Stafës" kishte luajtur me 'kartën' e shëndetit, duke pretenduar se qëndrimi në qeli i rrezikonte seriozisht jetën, pasi vuante nga çrregullimet e zemrës. Për këtë arsye, ishte urdhëruar që ekspertë të specializuar të ekzaminonin të akuzuarin për të përcaktuar nëse qëndrimi në ambientet e izolimit i krijonte ose jo probleme aq të rënda sa pretendohej. Detyra nuk është kryer nga prokuroria, ndaj për pasojë Sallaku ka lënë qelinë dhe hetimi ndaj tij do të vazhdojë në gjendje të lirë. Të kontaktuar lidhur me rastin në fjalë, zyrtarë të Prokurorisë së Tiranës thanë se ekzaminimi i gjendjes shëndetësore të Sallakut, nuk u krye për shkaqe që nuk varen prej tyre. Prokuroria tha se do ta ankimojë lirimin e Sallakut, pasi nuk është aspak dakord me vendimin e gjykatës së Apelit.
Korrupsioni
Ish-futbollisti i skuadrës së "Dinamos", Gazmend Sallaku u arrestua pasditen e 15 korrikut 2011. Burime nga prokuroria thanë se Gazmend Sallaku, drejtor i qendrës sportive "Qemal Stafa", i ka kërkuar dhe marrë biznesmenit P.L, në formën e ryshfetit shumën prej 150.000 lekësh të reja. Në këmbim të kësaj shume, Sallaku do t'i jepte me qira një ambient me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" që administrohej nga shoqëria anonime që drejton. Madje nga përgjimet prokuroria pretendonte se kishte vërtetuar faktin se biznesmeni P.L, pronar i disa kancelarive në Tiranë, kishte shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për rikonstruksionin e objektit në "Asllan Rusi", por më pas i është kërkuar ryshfet nga Sallaku, në të kundërt nuk do të lejohej të vazhdonte punën. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 30-ditor. Kur ky afat ishte drejt përfundimit, prokuroria kërkon zgjatjen e tij. Kërkesa e organit të akuzës u pranua dhe masa e arrestit me burg ndaj Gazmend Sallakut u zgjat dhe për 20 të tjera, kohë gjatë së cilës prokuroria mund të kryente edhe detyrat e caktuara. Por, Apeli ka vendosur në favor të kërkesës së drejtorit të Qendrës Sportive "Qemal Stafa", duke i dhënë atij lirinë.
(Klodiana Lala/GSH/BalkanWeb)