E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet 4,7 ballë Rihter trondit qendrën e vendit

ATHINË- Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë të shkallës Rihter goditi sot pasdite qytetin e Nafpaktosit, në qendër të Greqisë, pa shkaktuar viktima apo dëme materiale, sipas njoftimit të fundit të autoriteteve greke.
''Epiqendra e tërmetit ishte dy kilometra larg qytetit dhe 173 kilometra në veriperëndim të Athinës'', sipas Institutit Gjeodinamik të vendit.
Sot në mëngjes një tjetër tërmet me magnitudë 4,1 ballë të shkallës Rihter goditi Halkidhiqinë, 600 kilometra në veriperëndim të Athinës.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›