E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ish-shefi i UNMIK-ut Harri Holker

Ish-kryeministri finlandez, Harri Holkeri ka vdekur në moshën 74 vjeçare. Ish-zyrtari i lartë vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Lajmi u bë i ditur e përditshmja finlandeze “Helsingin Sanomat”, të dielën mbrëma.

Holkeri, i cili shërbeu si President i Sesionit të Mijëvjeçarit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në periudhën 2000-2001.
Në verën e vitit 2003 Holkeri u emërua kryeadministrator i UNMIK-ut në Kosovë. Por, në pranverën e ardhshme ai u largua nga posti për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai kandidoi për president të Finlandës në vitin 1982 dhe 1988, duke e humbur dy herë garën. Ndërsa, ai ishte kryeministër i Finlandës ndërmjet viteve 1987 dhe 1991.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›