Britani, vazhdojnë përleshjet në Londër
Policia ka dënuar “veprimtaritë kriminale” në Londër, në natën e dytë të grabitjeve dhe trazirave. Policia e Londrës ka deklaruar se oficerët e saj janë sulmuar, ndërsa një numër i makinave të policisë janë dëmtuar.
Një dyqani në jug të Londrës i është vënë zjarri, ndërsa lokalet e tjera pranë janë grabitur. Tre oficerë janë përplasur nga një automjet në kohën kur po përpiqeshin të kryejnë arrestime.
Londra është përfshirë nga trazirat më të rënda të ndodhura në vite, pasi turmat mbushën rrugët për të protestuar vrasjen e 29-vjeçarit Mark Dagën nga ana e policisë.
Ndërkohë Totenhami strehon një numër të pakicave etnike dhe është shpesh qendër e tenisoneve raciste.