E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO humb edhe 4 ushtarë në Afganistan

Forcat ndërkombëtare të NATO-s kanë deklaruar se janë vrarë katër ushtarë të sas në dy sulme të ndara në Afganistan, dy nga të cilët janë ushtarë francez.

Zyra e presidentit Nikolas Sarkozi tha se ushtarët francezë janë vrarë në përleshje me militantët në luginën Tagab.

NATO tha se sulmi tjetër vdekjeprurës ka ndodhur në jug të Afganistanit, por nuk dha detaje të tejshme.
Viktimat vijnë vetëm dy ditë pas sulmit më vdekjeprurës kundër forcave të huaja që nga fillimi i luftës, i cili rezultoi me vdekjen e 38 ushtarëve.

Franca, e cila ka rreth 1000 trupa në Afganistan, do t`i tërheqë plotësisht forcat e saj nga ky vend në vitin 2014.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›