Dorëheqja e Spahiut, Topi: Respektoj zgjedhjen e tij individuale
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht kreu i KLD-së, Bamir Topi e vlerëson vendimin e ish vartësit së tij, i cili në një deklaratë për mediat të dhënë sot njoftoi dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së si zgjedhje individuale që duhet të respektohet.
“Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar si të tilla”, ka komentuar shkurt Topi.
Kreu i shtetit, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse shkarkimi i Spahiut është kompetencë e Parlamentit apo e Presidentit, Topi theksoi “nuk interferoj në këtë cështje për sa kohë ai ka dërguar padinë e tij në Gjykatën Kushtetuese”.
Presidenti Topi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm postin e nënkryetarit të KLD-së ka përjashtuar mbetjen e vendit vakant për një kohë të gjatë. Sipas kreut të KLD-së për këtë cështje do të dikutohet në mbledhjen më të afërt.
KRESHNIK SPAHIU JEP DORËHEQJEN
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të KLD-së. Shkak për këtë sipas Spahiut, janë presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai, kanë nisur që në vitin 2008.
ALIBEAJ: KALLËZIM PENAL KRESHNIK SPAHIUT
Po sot është mbledhur edhe komisioni hetimor për Kreshnik Spahiun, ku është deklaruar se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën si nënkryetar i KLD-së.
Sipas kryetarit të komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj, është shkelur neni 17 i komisionit hetimor, pasi “Spahiu nuk solli provat shkencore”, cka sic tha ai e detyron këtë komision të ngrejë një kallëzim penal.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen, Alibeaj: Kallëzim penal ndaj tij Komisioni hetimor, Alibeaj: Shpërdoroi detyrën, kallëzim penal Spahiut