Kriminaliteti, MB: Rama duhet t’i jetë mirënjohës policisë
TIRANE - Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me deklaratën e kryetarit të PS-së Edi Rama për situatën e kriminalitetit në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja, deklaroi se sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian.
“Falë punës së policisë së shtetit, zbulueshmëria e krimit është në nivelet më të larta dhe se policia shqiptare vlerësohet si një partner i denjë, falë arritjeve domethënëse kundrejt veprimeve kriminale”- deklaroi Konja.
Sipas MB-së, Rama duhet t’i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas gjendjes që e la partia e tij.
“Rama duhet të fshijë nga kultura e tij politike urrejtjen ndaj policisë, sepse ajo mbrojti rendin më 21 janar 2011.”- vijoi më tej Konja.
(er.nu/BalkanWeb)