Dorheqja e Spahiut, Topi: Ishte zgjedhje individuale, e respektoj
Tiranë- Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht kryetari i KLD- së, Bamir Topi në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar dorheqen e zv/kryetarit të KLD- së Kreshnik Spahiu, si një të drejtë personale.
Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar si të tilla- deklaroi ai.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse duhet ta shkarkonte KLD- ja apo parlamenti Spahiun, kreu i shtetit është përgjigjur se nuk dëshiron të përfshihet në çështje të tilla pasi kjo çështje ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.
Në vazhdim, Topi e ka cilësuar shumë të rëndësishëm postin e zv/kryetarit dhe sipas tij në mbledhjen më të afër do të diskutohet dhe për zëvendësuesin e Spahiut.
Shkrime të tjera me interes:
- Berisha kërkon shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga KLD-ja Tiranë- Kryeministri Berisha ka akuzuar nënkryetarin e Këshillit të Lartë...
- Kataneo-Topi: Italia partneri ynë strategjik Itali- Italia është një partner strategjik për Shqipërinë. Kështu është...
- Shkarkimi i Spahiut, Alibeaj: KLD nuk dha informacion Tiranë- Komisioni Hetimor ka grumbulluar të dhëna dhe fakte nga...