E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia e delegon në Korcë, Brace kundërshton vendimin: Nuk shkoj!

BERAT- Socialisti Erion Brace kundështon vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste, që e mandatoi në Korcë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, gjatë një konference shtypi për bursat e studentëve sot në Berat, Brace tha se kundërshton vendimin që mori pak ditë më parë Asambleja e Partisë Socialiste, duke theksuar se nuk heq dorë nga socialistët e Beratit.

"Nuk pranoj largimin nga Berati. Nuk largohem nga Berati dhe të shkoj në Korçë. Do të përfaqësoj socialistët e Beratit deri në fund",- u shpreh Brace.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e 22 janarit miratoi nismën e Kryesisë, për të bërë një rishpërndarje të deputetëve që janë pjesë e Kryesisë, duke i lëvizur nga qarqet ku dhe janë zgjedhur prej vitesh. Deputeti Erion Brace u hoq nga qyteti ku ushtronte këtë funksion dhe u mandatua në qytetin e Korcës.

BRAÇE: BURSAT NË BERAT JEPEN SIPAS BINDJEVE PARTIAKE
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Brace denoncoi faktin se bursat e studentëve në qytetin e beratiti jepen nga Drejtoria Arsimore rajonale sipas bindjeve partiake. Këto deklarata deputeti socialist i bëri gjatë një takimi të zhvilluar sot me studentët beratas, ku u diskutua mënyra e dhënies së bursave.

Brace duke bërë përgjegjës Drejtorinë Arsimore Rajonale, akuzoi këtë të fundit se nuk i shpërndan në mënyrë të drejtë.

“Bursat në Berat jepen sipas bindjeve partiake nga DAR. DAR duhet të mbajë përgjegjësi për bursat që nuk i jep atyre që e meritojnë”,- theksoi Brace.

Brace, i pyetur për projektin e pyejve dhe kullotave, u shpreh që ai duhet ti kalojë drejtuesve vendorë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›