Greqi, tragjedi nëlumin Evros, mbyten11 klandestinë
GREQI- Autoritetet greke kanë njoftuar se 11 persona me origjinë afrikane kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin. Ata janë mbytur në ujërat e një lumi që përshkon kufirin greko-turk.
Sipas policisë, ata ishin një grup prej rreth 40 vetësh, që u kishin paguar trafikantëve turq, 1000 euro për secilin, me qëllim që t’i kalonin në tokën greke.
Një pjesë e klandestinëve, kryesisht gra dhe fëmijë i hipën në një barkë, ndërsa të tjetërve u thanë që të kalonin lumin me not e të dilnin në brigjet greke. Por shumë prej tyre nuk mundën të përballonin ujërat e rrëmbyeshme të lumit, dhe humbën jetën. Policia greke gjeti në ujë 11 trupa pa jetë, 6 meshkuj e 5 femra.
Vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë që mund të jenë fshehur në territorin rreth lumit.
Lumi Evros është pika më e zakonshme e kalimit të kufirit tokësor midis Turqisë e Greqisë, për shkak të distancës së shkurtër që duhet përshkuar.
Në të njëjtën zonë, janë të shpeshta edhe aksidentet me viktima klandestinë, për shkak të shpërthimit të minave që janë vendosur prej dhjetëra vitesh në vijën kufitare.
(e.n/bbc/BalkanWeb)