Mitrovicë, shpërthimnë pjesën serbe1 vdes, 11 plagosen
MITROVICE-Një person ka ndërruar jetë dhe 11 janë plagosur nga shpërthimi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve.
Ivdekuri është shtetasi Mehsud Gjekovic me profesion mjek, banor i Lagjes së Boshnjakëve. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, Ergin Mediq.
Aktualisht, situata thuhet se është e qetë. Policia po zhvillon hetimet në lidhje me shpërthimin dhe të shtënat me armë zjarri, që ndodhën rreth orës 10.
Serbët kishin filluar një protestë sot pas orës 09:00, kundër hapjes së zyrës për regjistrim civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Por, ndersa po zhvillohej protesta, në mes të pjesëmarrësve, rreth 1 mije te tille, ndodhi një shpërthim.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se përveç shpërthimit, janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri. “Në orën 10, në kohën kur është mbajtur kjo protesë, policia ka regjistruar së paku një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri.
Supozohet se shpërthimi ka ndodhur në ndonjë pusetë dhe prandaj fuqia shkatërruese e tij ka pasur më pak viktima. Vendi ku ndodhi shpërthimi është afër Shkollës së Mesme Teknike. Dyshohet se mjeti shperthyes ka qene nje granate. Zëdhënësi Hoti, duke u bazuar në informacionet nga terreni, tha se të lënduarit janë dërguar në qendrën spitalore në veri të qytetit.
Ndërkohë për këto zhvillime ka njoftuar edhe agjencia serbe e lajmeve, B92, e cila po ashtu raporton për protestën dhe shpërthimin e ndodhur.
Lagjia e Boshnjakëve vazhdon të jetë multietnike në pjesën veriore të Mitrovicës. Në urën lindore, që ndanë qytetin në dy pjesë, janë të stacionuara forca të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Raportohet se aktualisht situata është qetësuar. Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa hetues të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera OSBE dënon dhunën në Mitrovicë Thaçi fton qytetarët për maturi në Mitrovicë Sejdiu: Autorët para ligjit Tadiç: Incidenti në Mitrovicë, provokim