Maqedoni, lirohenkatër të burgosurite Sopotit
SHKUP- Janë liruar nga burgu i Idrizovës katër të dënuarit e rastit të Sopotit: Sulejman Sulejmani, Samet Luftiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani, të cilët do të mbrohen në arrest shtëpiak, deri në fillimin e rigjykimit për këtë rast.
Për të burgosurin e pestë Zenel Klaiqi dhe gjashtë personat e tjerë në arrati, që akuzohen për të njëjtën vepër, Gjykata e Apelit dje ka vendosur rigjykim dhe mbrojtjen e tyre në arrest shtëpiak. Me këtë do të përsëritet procesi gjyqësor për tërë 11 të dënuarit për rastin e Sopotit. Avokati mbrojtës Vullnet Paçuku në fillim të kësaj jave deponoi ankesën pranë Gjykatës së Apelit, duke kërkuar që kjo gjykatë të marrë parasysh vendimin e këshillit penal të gjykatës së Kumanovës, për përsëritjen e gjykimit për rastin e Sopotit.
“Konform ligjit për procedurë penale, konform thënies latine që është pranuar nga sistemi juridik në RM, sipas parimit beneficium koheziones Gjykata e Apelit ka për detyrë të marrë parasysh vendimin e këshillit penal të gjykatës së Kumanovës sepse kemi të bëjmë për të njëjtin rast, të njëjtat dëshmi dhe nuk mund të kemi vendime krejtësisht të kundërta”, kishte pohuar avokati Vullnet Paçuku.
11 banorë të fshatit Sopot janë dënuar me mbi 160 vite burg, për shkak të incidentit që ndodhi në vitin 2003, nga shpërthimi i një mine në afërsi të fshatit humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe dy persona civil, që gjendeshin në një mjet transportues ushtarak.
(m.a/ina/BalkanWeb)