Greqi, transportipublik në grevë:Jopr/ligjit në parlament
ATHINE- Një tjetër grevë 24 orëshe e transportit publik paralizoi sërisht sot Greqinë. Punonjësit e e autobusëve, metrove dhe tramvajeve braktisën sot vendet e punës në shenjë proteste kundër reformave të qeverisë Papandreu në sektorin e transportit publik. Reformat janë hartuar për të reduktuar shpenzimet në kompanitë publike të transportit, që rezultojnë prej kohësh me humbje të mëdha për shtetin.
Ndërkohë një tjetër protestë pritet të mbahet sot pasdite përpara ndërtesës së parlamentit në Athinë, kur deputetët do të diskutojnë dhe më pas votojnë projektligjin e ri. Greva e sotme ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, vecanërisht në orët e para të ditës, kur të gjithë nxitojnë për në vendet e tyre të punës. Punonjësit e transportit publik thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën e tyre, dhe nesër pritet të mbajnë një tjetër grevë katër orëshe.
(s.g/BalkanWeb)