E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, virusi AH1N1 shkakton viktimën e tetë

SHKUP- Në Maqedoni është regjistruar viktima e 8 nga virusi AH1N1 apo i ashtuquajturi Gripi i derrit. Autoritetet shëndetësore në Maqedoni bëjnë të ditur se një 39-vjeçar ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të komplikacioneve me rrugët e frymëmarrjes.
Mësohet se pacienti u shtrua në klinikën e sëmundjeve infektive me 6 shkurt
me temperaturë të lartë, dhembje trupi dhe kollitje. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe terapive të përditshme, 39-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›