Rubi, kryeministriitalian në gjyq më 6 prill
ROME- Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni do të ulet në bankën e të akuzuarve më 6 prill. Ky është vendimi i Gjykatës së Milanos, i cili ka përcaktuar gjykim të menjëhershëm për kryeministrin italian, i cili do të gjykohet për prostitucion me minorene. Bëhet fjalë për cështjen Rubi, balerina marokene e klubeve të natës, për të cilën prokurorët thonë se është paguar në këmbim të marrëdhënieve seksuale me kryeministrin, kur ajo ishte ende minorene. Për gjykatësen e hetimit paraprak Kristina di Censo, e cila morri vendimin për procesin gjyqesor ndaj Berluskonit ka mjaft prova të qarta që fajësojnë kryeministrin. Ndrëkohë ka reaguar Berluskoni, i cili tha se e priste një vendim të tillë.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)