Greqi, tre maqedonas kapen me 168 kg kokainë
SELANIK- Policia greke ka arrestuar në portin e Selanikut tre shtetas maqedonas, ndërkohë që ka sekuestruar 168 kg kokainë.
Mësohet se lënda narkotike ishte paketuar dhe fshehur në gypa special, ndërkohë që ato ishin tranpostuar nga Bolivija në portin e Selanikut, ku shtetasit e arrestuar duhet të tërhiqnin, ku më vonë do ta shpërndanin për tregun euriopian , i cili ishte edhe destinacioni përfundimtar i mallit.
Tre shtetasit të moshave 27, 29 dhe 41-vjec, ishin paraqitur me dokumente fallco si punonjës të një kompanie për të tërhequr dërgesën dhe për ta transportuar më pas me kamionë drejt Maqedonisë.
Policia greke bën me dije se personat e arrestuar janë pjesë e një grupi kriminal serb, ndërkohë që njofton se janë arrestuar edhe 11 shtetas maqedonas dhe seb të dyshuar si organizator të trafikimit të lëndëve narkotike.
Testi i mallit ë sekuestruar vërtetoi se bëhej fjalë për kokainë cilësore, 72 % e pastër, me një vlerë prej 8 milion euro në tregun e zi.
(e.m/INA/BalkanWeb)