Tadic: Serbia nuk do luftë, por dhuna paraqet rreziqe
BEOGRAD- “Serbia nuk do luftë, por paralajmëron se përdorimi i dhunës paraqet rreziqe të jashtëzakonshme”. Është kjo deklarata e presidentit serb, Boris Tadic lidhur me aksionin e njësive speciale të policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit.
“Në Serbi, ka parti politike dhe individë që besojnë se tani ekziston nevoja për të hyrë serish ne konflikt dhe për të filluar luftëra të reja, por ne nuk duhet të biem sërish në kurthin, e viteve të 90-te”,- deklaroi presidenti serb.
Tadic bëri thirrje që qytetarët serb dhe shqiptarë rujnë qetësinë.
“Apeloj te qytetarët serbë dhe shqiptarë që të ruajnë paqen, për Prishtinën që të mos ndërmarrë veprime të tilla”,- theksoi Tadic.
Sipas tij, motivi që ka çuar të veprojnë forcat policore të Kosovës “ishte që të dominojnë në tërë rajonin verior të Kosovës”.
Ai theksoi se me gjithë ngjarjet në veriun e Kosovës, Serbia edhe më tej është e gatshme për dialog me Prishtinën zyrtare.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)