E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapen me drogë 2 grekë e 2 shqiptarë

KAVALA- Arrestohen në Kavala të Greqisë dy shtetas grekë të moshës 20 dhe 30 vjet dhe dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30 vjet, të akuzuar për trafik droge.

Pas informacionit për trafikun e drogës, policia i vuri nën vëzhgim dhe i kapi në flagrancë, teksa përpiqeshin të fshihnin në zonën pyjore të Kavalas disa pako me kanabis të cilat policia i sekuestroi si provë.

Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e të arrestuarve, policia gjeti në shtëpinë e shqiptarit 28 vjecar, një pistoletë, një kapuç të zi (maskë) dhe dy palë doreza të zeza.

Në shtëpinë e 30 vjecarit shqiptar gjeti dhe konfiskoi pesë qese najloni me kanabis me peshë 629 gramë dhe një peshore elektronike. Në shtëpinë e 30 vjecarit grek u gjet gjithashtu një pako me kanabis. Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Kavalas.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›