E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, ngrihet komisioni hetimor “22 korriku”

Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg, ka njoftuar ngritjen e një komisioni të quajtur “22 Korriku”, i cili do të hetojë bombën dhe sulmin me armë të së premtes. Kryeministri ka deklaruar se komisioni, mbi të cilin kanë rënë dakord të gjitha partitë politike, do të analizojë me imtësi cdo gjë që ndodhi.

Shpejtësia me të cilën policia reagoi ndaj sulmit të dytë të Anders Behring Breivik në ishullin Utoja është vënë në dyshim.

Breivik, një ekstremist i djathtë, ka pranuar autorësinë e sulmeve që tronditën jo vetëm Norvegjinë por të gjithë botën.

Gjatë ditës së sotme, policia publikoi emrat e 13 prej viktimave, 10 prej të cilëve ishin adoleshentë, ndërsa më i madhi një 14 vjeçar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›