E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, parlamenti voton sot qeverinë e re

SHKUP- Parlamenti maqedonas mblidhet sot për të votuar qeverinë e re që do të drejtojë shtetin fqinj për mandatin e ardhshëm qeveritar. Fillimi i seancës është caktuar për sot në mesditë, ndërsa votimi i qeverisë pritet të përfundojë afër mesnatës

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, që zgjidhet si kryeministri i gjashtë pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, është mandatuar për të tretën herë për formimin e Qeverisë.

Ky është mandati i dytë, që ai e ndan me partinë shqiptare BDI. Në mandatin e ri qeveritar nga ana e BDI është zv kryeministre për integrimin Teuta Arifi dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit.

BDI do të drejtojë ministrinë e Mbrojtjes në krye të së cilës është caktuar Fatmir Besimi, ministrinë e Ekonomisë e drejton Valon Saraçini, ate të Drejtësisë, Blerim Bexheti, në ministrinë e Ambientit Jetësor është zgjedhur Abdylaqim Ademi, kurse ministër i Pushtetit Lokal është Nevzat Bejta. Ministre e Brendshme do të jetë rishtas Gordana Jankullovska, ndërsa në detyrën e ministrit të Jashtëm është përzgjedhur Nikolla Popovski, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›