E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, tre shqiptarë tentojnë të arratisen nga burgu me helikopter

Ashtu si në skenat e filmave të Hollywood-it, një i dënuar me burgim të përjetshëm ka tentuar të arratiset nga burgu. Ngjarja ka ndodhur në Greqi dhe kjo nuk është hera e parë kur të burgosurit tentojnë të arratisen në këtë mënyrë.

Këtë stil të arratisuri e ka realizuar me sukses dy herë Vassilis Palaiokostas, 2006 dhe 2009. Në shkurt të 2009-s ai u arratis bashkë me shqiptarin Alket Rizai, i cili u arrestua në nëtor 2009.

Këtë herë ka qenë kanë qenë tre shqiptarë dhe një grek që kanë tentuar të arratisen nga burgu në Trikala. Mediet greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarëve por kanë saktësuar se shtetasi grek quhet Panagiotis Vlastos.

Helikopteri kishte mbërritur afër burgut në kohën kur të në dënuarit ishin në pushim jashtë qelive. Por rojet e sigurisë kanë pikasur atë dhe kanë hapur zjarr.

Plumbat kanë goditur pilotin e helikopterit që kishte në plan të merrte nga burgu tre shqiptarët dhe grekun Vlastos. Ky i fundit ka tentuar edhe në dhjetor të vitit 2011 të arratiset nga burgu duke marrë penge mes të cilëve edhe tre roje.
Policia ka arrestuar deri tani katër persona, dy pjesëtar të ekuipazhit dhe dy shqiptarë të tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›