E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihen dy familje me lopata e sëpata

U rrahën gra e burra. Lopatat e sëpatat i patën mjetë për përleshje.

Për pasojë lëndime pësuan katër persona, tre meshkuj dhe një femër.

Kjo përleshje në fshatin Lladroviq të Malishevës filloi me rrahjen e dy familjeve në mes vete. Shkak ishte një kontest pronësor.

Pasi nuk e gjeten zgjidhje për tokën, ata filluan ta godasin njëri tjetrin me krejt çka patën.

Në përleshje u përfshi edhe një femër.

“Janë përleshur fizikisht në mes vete dy familjeve, me çrast gjatë përleshjes janë përdorur mjete te forta (lopatë dhe sopat ) me ç’ rast lëndime trupore kane pësuar te dyshuarit tre meshkuj K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Njësiti policor në vend të ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar mjetet e forta qe dyshohet te jenë përdorura ne rast. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›