Prodhimet bujqesore ne rritje vit pas viti

Ky vit është me siguri një vit i suksesshëm për bujqësinë. Aktualisht tregjet janë të tejmbushura me prodhime vendase, si fruta ashtu edhe perime. Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj thotë se fermerët raportojnë për një super prodhim, që jo vetëm plotëson nevojat vendase, por edhe është i mjaftueshëm për t’u eksportuar. Sipas tij, prodhimet bujqësore kanë pësuar një rritje në prodhim vit pas viti.
Sipas zotit Ferizaj, këto prodhime do të zgjasin deri në mes të muajit shtator, dhe më pas do të vijojnë prodhimet e tjera të stinës.
Gjithashtu, tregtarët thonë se në këtë periudhë po tregtojnë vetëm prodhime vendase dhe asnjë produkt të importuar nga jashtë.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2012, produktet bujqësore janë rritur me rreth 12 për qind krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën janar – qershor të këtij viti ka pasur eksporte më të mëdha kryesisht për perimet, të cilat shkojnë ne vendet fqinje, si Kosovë, Serbi, por edhe në vendet europaine si Austri e Gjermani