Pogradec, vajza e adoptuar vret nënën birësuese me pistoletë
POGRADEC-Policia e Pogradecit bëri të ditur se një krim i rëndë në familje është shënuar sot paradite në qytetin juglindor. Nga burimet e lartpërmendura bëhet e ditur se sot rreth orës 09:00 në lagjen numër 2 të Pogradecit, 29 vjecarja Anila Angjo ka vrarë ne banese nënën e saj birësuese, Shpresa Angjo 62 vjec. Mësohet se vajza e adoptuar që fëmijë në familjen Angjo është grindur me nënën dhe më pas e ka qëlluar për vdekje me pistoletë. Policia e sinjalizuar për vrasjen ka shoqëruar vajzën e cila ka pranuar krimin. Zbardhen shkaqet Qyteti i vogël i Pogradecit është tronditur këtë mëngjes kur u njoftua per lajmin në familjen Angjo. As nje ore nga krimi, Policia e vënë nën alarm zbardhi menjehere një nga pistat sesi mund të ketë rrjedhur ngjarja. Vajza e shtëpisë, e adoptuar që fëmijë në këtë familje ka mbërritur e dehur në banesë dhe është grindur me nënë e saj, Shpresën. Më pas ka rrëmbyer një pistoletë që vajza duket se e mbante në shtëpi prej kohësh ka qëlluar për vdekje nënën e saj birësuese. Policia e qytetit e ka arrestuar vajzën në banesë. Vajza nuk ka kundërshtuar gjatë arrestimit dhe ka rrëfyer në komisariat vrasjen. Dyshohet vajza mund të ketë qënë në nën efektin e alkolit në kohën që ka kryer krimin. Policia e qytetit të Pogradecit e identifikon 29 vjecaren si tip problematik për shkak të konsumit të tepërt të alkolit dhe lëndëve narkotike. 29 vjecarja njihej dhe si grabitësie makinash dhe kishte perfunduar ne qelite e komisariatit te qytetit me shume se njehere.(d.b/BalkanWeb)