Strazburg, KE zhbllokon kredencialet për Shqipërinë
STRAZBURG- Në Strasburg është mbledhur sot paradite Komisioni i Rregullores së Këshillit Europian, për të disktuar mbi kredencialet e Shqipërisë. Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtare e delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian, në një prononcim telefonik, konfirmoi për NEËS24 se Komisioni ka vendosur shkrirjen e kredencialeve për delegacionin shqiptar. “Në unanimitet të plotë komisioni mbështeti kredencialet e Shqipërisë. Kjo ishte procedurë rutinë e komisionit . Ajo cka dua të përcjell opinionit publik është se dështoi edhe një herë tentativa e turpshme e Edi Ramës për të përjashtur Shqipirinë. Rama nuk ka shans të cënojë integrimin e Shqipërisë”- deklaroi në një prononcim telefonik për NEËS24 zonja Përnaska. Ajo ndodhet në Strazburg, anëtare e delegacionit shqiptar në PE, njëkohësisht dhe anëtare e Komisionit të Rregullores së Këshillit Europian ku u diskutuan sot kredencialet e Shqipërisë. Kjo është hera e dytë që delegacioni shqiptar në asamblenë e Këshillit të Europës u bë objekt i verifikimeve mbi përbërjen e tij dhe përputhshmërinë me rregullat e këtij institucioni. Një vit më parë verifikimi i kredencialeve u bë për shkak të zëvendësimit të papritur në përbërjen e delegacionit të kryetarit Aleksandër Biberaj, njëkohësisht edhe zëvedëspresident i Asamblesë së Strasburgut.Këtë herë, shkak duket se ishte mospërfaqësimi i duhur i opozitës shqiptare, të paktën ky është pretendimi i kryetarit të grupit të deputetëve socialist në asamblenë e Këshillit të Europës i cili ka kërkuar verifikimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar. Kërkesa e tij duket se është nxitur nga kritikat e bëra nga socialistët shqiptar ndaj listës së paraqitur në Strasburg nga kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli, listë e cila përbëhet nga Ilir Rusmali, kryetar dhe Lajla Përnaska nga e djathta dhe Shpëtim Idrizi i partisë Çame, e Kastriot Islami nga Partia Socialiste.Nisur nga fakti se kërkesa për verifikimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar është nxitur nga anëtarë socialistë të asamblesë, nga zyra e shtypit e kryetares së parlamentit akuzohej opozita shqiptare se po bën përpjekje dashakeqe ndaj vendit.Por socialistët pretendojnë se gjatë parlamentit të kaluar ata kishin dy përfaqësues të përhershëm dhe se ky numër duhej të ishte ruajtur, aq më tepër tani kur opozita ka 65 nga 140 vendet e parlamentit.Cështja e delegacionit, për një debat mes shumicës dhe opozitës shqiptare shtrohet në një moment kur pas dy ditësh asmbleja e Këshillit të Europës do të marrë në shqyrtim një raport mbi Shqipërinë ku situata politike cilësohet problematike.Në raport kërkohet që qeveria të ngrejë një komision parlamentar hetimi për zgjedhjet dhe opozita të hyjë në parlament, si dhe propozon një tryezë të partive politike dhe ndërmjetësim nga ana e presidentit Bamir Topi.(s.g/BalkanWeb)