E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, vazhdojnë reformat pavarësisht krizës politike

Ministri i përkohshëm grek i financave George Zanias thotë se ai nuk do lejojë që pasiguria politike të sjellë mos zbatimin e reformave ekonomike. Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar shkurtime të gjera dhe reforma si pjesë e një paketës së kreditimit prej 130 miliard të rënë dakord në muajin mars. Por Greqia nuk ka pasur qeveri që nga zgjedhjet e 6 majit , dhe pasiguria do të mbizotërojë deri në përsëritjen e zgjedhjeve më 17 qershor ndërkohë që fondet e thesarit sa vijnë dhe thahen. Një nga reformat më të rëndësishme ka të bëjë me mbledhjen e taksave.
 

"Mbledhja e taksave është një nga prioritet tona. Gjatë kësaj periudhe ne jemi duke kaluar pasigurisë në rritje dhe sistemi bëhet i dobët, dhe ne nuk mund lejojmë që kjo të ndodhë tani," tha Zanias pas vizitës në njësinë për krime Financiare.
Greqia duhet të marrë masa deri në fund të qershorit për një program për të përmirësuar mbledhjen e taksave prej 1.5 për qind të PBB-së në 2013-2014, por kjo rrezikon të vonohet për shkak të zgjedhjeve. Zanias bëri thirrje grekëve që të paguajnë tatimet e tyre për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

"Unë them se në këtë kohë të vështirë, taksat që paguajnë duhet të shihen si detyrën kombëtare. Përpjekjet për të shpejtuar në zbatimin e sistemit të mbledhjes së taksave do të vazhdojë të mbështet me veprime të ndryshme," tha Zanias. Evazioni fiskal ishte një problem i madh para dhe gjatë krizës. Qeveritë e mëparshme të liderit socialist jorgos Papandreu dhe i koalicionit që pasoi, i udhëhequr nga ekonomisti Lucas Papademos, luftuan për të mbledhur taksat. Ndërkohë bankat greke janë në alarm pasi tërheqjes të depozitave që sipas mediave greke arrin kapin shifrën e rreth 4 miliardë eurove.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›