Tjeter akuze per Strauss-Kahn
Një tjetër akuzë për ish-kreun e FMN, Dominik Stros Kahn. Një prokuror francez ka urdhëruar hapjen e një hetimi paraprak lidhur me pretendimet se ish-kreu i FMN-së, është përfshirë në një tjetër përdhunim në Uashington.
Akuza vjen nga një prostitutë belge e cila pretendon se është përdhunuar në grup në dhjetor të vitit 2010, mes të cilëve ishte edhe ish-kreu i FMN-së. Zyra e prokurorit në Paris bëri të ditur se po hetojnë lidhur me akuzat se Stros Kahn mund të ketë qenë i përfshirë në një tjetër akt përdhunimi gjatë një feste në një hotel në Uashington në kohën kur ai mbante detyrën e kreut të FMN-së.
Policia në Uashington tha se kanë nisur kërkimet e regjistrimeve që nga 16 dhjetori, në hotel.
Stros Kahn i ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se është viktimë e një fushate denigruese.
Tre personat e përfshirë në këtë çështje janë biznesmeni Fabrice Paszkowski, David Roquet dhe polici Jean-Cristophe Lagarde.