Greqi, vazhdojnë sonte bisedimet me Trojkën
ATHINE-Sot pasdite do të zhvillohet raundi i dytë i videokonferencës mes zëvendëskyrministrit dhe ministër i Financave, Evangelos Venizelos me krerët e Trojkës. Raundi i parë, që filloi mbrëmë zgjati rreth 2,5 orë por duket se nuk arriti ndonjë rezultat konkret.
Në një deklaratë të Ministrisë së Financave thuhet se bisedimet ishin "thelbësore dhe të frytshme", ndërsa një zyrtar tjetër tha për Reuters se të dy palët janë afër marrëveshjes.
Megjithatë, burime të ndryshme raportojnë se negociatat midis qeverisë dhe Trojkës ishin të vështira dhe se ka mosmarrëveshje midis dy palëve për efektivitetin e disa masave që synojnë shkurtimin e shpenzimeve në sektorin publik.
Gjatë ditës së sotme, ekipi teknik i Trojkës do të shqyrtojë më hollësisht disa prej të dhënave lidhur me masat për të cilat duhet të bihet dakord, sa për vitin në vazhdim, aq edhe për 2012-n.
Ndërkaq, zoti Venizelos, duke folur në një konferencë të organizuar nga revista “The Economist” në Athinë, paralajmëroi "një paketë masash" që do të përqendrohet në kufizimin e mëtejshëm të shpenzimeve dhe në promovimin e privatizimeve dhe ndryshimeve strukturore, duke theksuar se po të mos realizohen me korrektesë ndryshimet e domosdoshme, atëherë ato do të bëhen në kushte të pakontrolluara dhe të dhimbshme.
Këto masa do të kenë të bëjnë, me reduketime të vendeve të punës, me shtrirjen e regjimit të dispozicionit (të nëpunësve) edhe në shërbimet shtetërore e jo vetëm në ndërmarrjet publike, hartimin deri në fillim të tetorit të listës unike të pagave (me paga të reduktuara), uljen e mëtejshme të pensioneve suplementare, mbylljen e një numri organizmash publikë, rritjen e taksës së naftës për ngrohje, rritjen e akcizës për cigarette dhe alkoolin, etj.
Në të kundërt, ministri parashikoi se do të vendosen taksa të reja, dhe premtoi se me sistemin e ri tatimor do të vihen në vend padrejtësitë.
(d.b/BalkanWeb)