Mitrovicë, serbët përforcojnë barrikadat në urën kryesore mbi lumin Ibër
PRISHTINE- Situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e qetë por e tensionuar. Serbët lokalë kanë përforcuar barrikadat në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Grupe të serbëve kanë zbrazur edhe katër kamionë me zhavorr në këtë urë, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Besim Hoti, i cili e vlerësoi situatën e gjithëmbarshme të sigurisë të qetë, por nën tensione të vazhdueshme.
Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se forcimi i barrikadës në urën që ndan qytetin në dy pjesë, ka ardhur si reagim pas afisheve që KFOR-i ka hedhur dje nga ajri në pjesën veriore, në të cilat ka bërë të ditur se barrikadat janë të paligjshme dhe se ky mision ka për obligim të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Prej disa ditësh serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugët në shenjë proteste për vendosjen e policive dhe doganierëve kosovarë në pikat doganore 1. dhe 31 në veri, që janë në kufi me Serbinë.
(s.g/balkanWeb)