Shkodër, vdes në një aksident futbollistja

Policia e Shkodrës bëri të ditur se viktima është shtetasja Gilberta Marku, banore e fshatit Juban të komunës Guri Zi, e cila vitet e fundit ka qenë pjesëtare e ekipit të futbollit “Juban Danja".
Aksidenti ndodhi kur një automjet tip Benz është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonte si pasagjere 19 vjeçarja Marku. Forcat e policisë së Shkodrës po kryejnë hetimet e duhura për gjetjen e shkakut dhe të përgjegjësisë të autorëve të këtij aksidenti me pasojë vdekjen e futbollistes së ekipit "Juban Danja". /S.Ll/Start/
2011-09-19 16:50