Greqi, vdes zjarrfikësi në luftë me flakët
LAKONIA- Një zjarrfikës humbi jetën sot në krye të detyrës, gjatë aksionit për shuarjen e zjarreve në zonën Lakonia të Greqisë.
Kushtet në të cilat humbi jetën 49-vjecari, komandant i njësisë antizjarr të Gythion janë ende të paqarta.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ai kishte marrë disa djegie të mëdha në trup, por gjithësesi pritet ekzaminimi mjeko-ligjor për shkakun e saktë të vdekjes.
Zjarrfikësit sot kanë qenë në alarm për 4 fronte të reja zjarri, që u hapën në më pak se një orë në Missolonghi, Laconia, Mykonos dhe Kranidi, dhe detyra e tyre bëhej edhe më e vështirë për shkak të erërave të forta.
Në aksionet për shuarjen e zjarrit marrin pjesë dhjetëra zjarrfikës, automjete, aeroplanë dhe helikopterë.
(e.m/BalkanWeb)