Standard & Poor’s: Greqia do falimentojë deri në fund të 2011
ATHINE-Greqia do të falimentojë deri në fund të vitit 2011. Ky është vlerësimi më i ri, i bërë sot në Pekin nga kreu ekzekutiv i Standard & Poor’s, David Beers, analizën e të cilit e kanë publikuar mediat në Greqi dhe mediat e huaja.
David Beers vlerëson se Greqia do jetë ''e detyruar'' të falimentojë në mënyrë selektive, pas aktivizimit të planit të zgjedhur nga liderët e BE-së në samit për të shlyerjen borxhin grek me pjesëmarrjen e sektorit privat.
Sipas kreut ekzekutiv të Standard & Poor’s, “Greqia do falimentojë, sepse kjo gjë do sjellë vetëm lehtësimin e borxheve dhe jo larjen e tyre''.
Edhe më herët agjencia e vlerësimit të aftësive kredituese, Standard & Poor’s ka bërë vlerësime të zymta për Greqinë, duke deklaruar ndër të tjera se ky vend nuk do të jetë në gjendje të shlyejë borxhet dhe duke e renditur atë në fund të listës për sigurinë e investimeve.
Nga ana e saj qeveria greke ka akuzuar agjencinë ndërkombëtare të vlerësimit, Standard & Poor's, për rritjen e nivelit të riskut për borxhet dhe se ka mënjanuar krejtësisht përpjekjet e saj për stabilizimin dhe kthimin e besimit në tregun financiar.
(d.b/BalkanWeb)