Greqi, vendi “peng” i makinave të verdha
ATHINE- Vazhdon në ditën e katërt, greva dhe protesta e taksistëve në mbarë Greqinë. Pas negociatave të pafrytshme me drejtues të ministrisë së Infrastrukturës, taksistët kanë bllokuar me mjetet e tyre akse rrugore të rëndësishme, vecanërisht ato drejt porteve dhe aeroporteve.
Turistët, që kanë mbërritur me tragete në portin e Iraklios, Kretës dhe Korfuzit, janë detyruar të ecin më këmbë në distance të konsiderueshme.
Këshilli adminisrativ i korporatës së pronarëve të taksive ka vendosur përshkallëzimin e grevës deri në një afat të pacaktuar në gjithë vendin. Taksistët kërkojnë që qeveria të tërheqë menjëherë ligjin për liberalizimin e plotë të profesionit të tyre.
(BalkanWeb)