E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, vetëvritet ish- zëvendësministri dhe deputeti i PASOK

Gjendet i varur në shtëpinë e tij në Volos ish-deputeti dhe ish zëvendësministri i Brendshëm Leonidas Tzanis.

Sipas mediave lokale në Volos, policia e gjeti atë të varur në bodrumin e shtëpisë së tij.

Emri i Leonidas Tzanis ishte në listën e 36 politikanëve të përfshirë në hetimin për korrupsion, pastrim e parash dhe transferta jashtë vendit.

Leonidas Tzanis ka qenë zëvendësministër i Brendshëm në qeverinë e kryeministrit Simitis dhe deputet i parties së majtë PASOK.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›