E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria portugeze paralajmeron masa te reja

Ministri portugez i financave, Vitor gaspar, ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të rritet edhe më taksat mbi të ardhurat e cila nga 9.8 për qind në 11.8 për qind. Propozimi pritet të kalojë për miratim në parlamentin e Portugalisë në datën 15 tetor. Qeveria portugeze gati ka qenë e detyruar ët ndërmarrë këto masa të jashtëzakonshme pasi vendi ishte rebeluar ndaj idesë për mbajtjen e një shume të caktuar nga pagat për të kontribuar në shpenzimet sociale. “Shtimi i presionit fiskal ka shpjeguar ministri i financave në një konferencë për shtyp, do të rritet në mënyrë proporcionale. Sa më të larta të jenë fitimet aq do të shtohen dhe taksat. Objektivi është që të bëjmë më të drejtë sistemin kontribues portugez. Portugalia ka marrë një ndihmë prej 78 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›