E Diel, 1 Nëntor 2026

Valerie Trierveiler kerkon falje per incidentin me ish partneren e Hollande

Një përdorim më i kujdesshëm i mediave, por edhe rrjeteve socialeve apo intervista. Ky është premtimi i bërë në një intervistë nga Zonja e Parë e Francës, ish gazetarja Valeri Trierveiler, e cila ka deklaruar se ka hequr dorë dhe nga drejtimi i një programi televiziv. Ajo ka kërkuar falje për frazën e shkruar në Tuiter, që në muajin qershor kishte vendosur në situatë të vështirë Fransua Holond, partnerin e saj dhe presidentin e Francës. Objektivi, në atë kohë ishte, ish partnerja Holond, Segolen Ruajal, e cila mbështetej nga partia e saj për betejën elektorale në qarkun Roshel. Ish gazetarja në atë kohë publikisht mbështeti rivalin e Ruajal, kandidatin disident Olivier Falorni. Ky ishte gabimi i parë i një serie të tërë që nuk e kanë bërë shumë të dashur për shtypin por dhe për opinonin publik. Tashmë një strategji e re komunikimi duhet të lërë në harresë gabimet e së kaluarës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›