Greqi, vetëvritet shqiptari për shkak të papunësisë

Rasti i shprehjes në mënyrë tragjike të dëshpërimit, është ai i një 38-vjeçari shqiptar, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa ku banonte.
Shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen e menjëherë. ngjarja u regjistrua në Lerapetra, në rajonin e Kretës, ku shqiptari i ka dhënë fund jetës për shkak të vështirësive të mëdha financiare.
Forcat e policisë dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes, por përpjekja për të shpëtuar shqiptarin ishte e koti.
Burri, babai i dy fëmijëve, kishte dërguar familjen në Shqipëri dhe përkohësisht jetonte vetëm në shtetin fqinj. I papunë prej kohësh dhe në vështirësi të mëdha financiare, ai zgjodhi aktin e gabuar. /Start/
2012-04-05 10:49