Pranga punonjësit të kompanisë së prodhimit të pasaportave

Në pranga përfundoi shtetasi Rinald Kapo, 25-vjeç, me profesion operator pranimi i kompanisë së prodhimit të pasaportave “ALEAT” në Komunën Shushicë fshati Llakatund.
Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi dyshohet se ka proceduar në aplikimin për pajisje me pasaportë të një shtetasi të shpallur në kërkim me të dhëna të rreme të cilat i përkasin një shtetasi tjetër.
Nga Strukturat Kundër Krimit Financiar vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor edhe për disa raste të tjera si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit që ka aplikuar me të dhënat e rreme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave”. /Start/
2012-04-05 13:59